Ky është 21-vjeçari që u kap me armë ilegale në Pejë, përfundoi në ndalim policor

Kronikë e zezë

Ky është 21-vjeçari që u kap me armë ilegale në Pejë, përfundoi në ndalim policor

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë. Një rast i tillë u zbulua edhe së fundmi në rrugën “Eliot Engel” në Pejë pasi Policia ndali një veturë dhe arrestoi një person.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ylli Nezirin, 21-vjeçar, i cili është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Pas kontrollit policor, te i dyshuari është gjetur një armë me karikator, që janë sekuestruar si dëshmi lidhur me rastin.

Mbajtja e armës ilegale i kushtroi të dyshuarit me arrestim dhe shoqërim në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat