Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës bën të ditur se për disa ditë radhazi ka kryer kontrolle në shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarët në rajonin e Pejës.

Këto kontrolle janë kryer nga 2 deri më 8 tetor 2023, ndërkaq janë konfiskuar pistoleta, pushkë automatike e fishekë.

Armët e sekuestruara janë: 11 pistoleta tё tipit Zoraki, 11 karikatorë tё armëve, 1 pistoletё Zastava, 1 karikator i sё njёjtёs armë, 1 pistoletё Wallter, 1 karikator i sё njëjtës armё, 1 pistoletё M-57 kal: 62mm, 1 karikator i sё njëjtës armё, 1 pushkё automatike kal: 7.62×39 mm, 1 pushkё dy tyteshe kal: 12 mm, 11 copё fishekё kal: 7.62×39 mm, 10 copё fishekё kal: 6.35 mm, 11 copё fishekё kal: 7.65 mm, 5 copё fishekё 9×19, 6 copё fishekё 7.62mm

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë  bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat