​Konfiskohet një armë në një aheng familjar në Skenderaj

Kronikë e zezë

​Konfiskohet një armë në një aheng familjar në Skenderaj

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 21:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orët e mesditës se sotme Policia e Kosovës në Skenderaj ka sekuestruar një armë zjarri.

Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar K.Th., (18), shtetas i Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës”, njofton Policia e Kosovës në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat