Skenderaj/ Digjet një arë në Prekaz të Poshtëm, në Krasmiroc digjet stalla e ushqimit të bagëtive, një veturë e disa mjete pune

Kronikë e zezë

Skenderaj/ Digjet një arë në Prekaz të Poshtëm, në Krasmiroc digjet stalla e ushqimit të bagëtive, një veturë e disa mjete pune

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje për dy raste të “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” në Skenderaj.

Në rastin e parë, në Prekaz të Poshtëm një burrë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin arës së tij me fidane.

Si pasojë e zjarrit është djegur edhe sistemi i ujitjes.

“Prekaz i Poshtëm, Skenderaj 20.10.2023-19:00. Më 21.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kishin vënë zjarrin arës së tij e cila ishte e mbjellë  me fidane. Si pasojë e zjarrit ishte djegur edhe sistemi i ujitjes së arës. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Rasti nën hetime.”

Ndërsa në Krasmiroc nga zjarri është përfshirë stalla e ushqimit të bagëtive.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa mjete pune, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari.

“Krasmirovc, Skenderaj 21.10.2023-12:00. Është përfshirë nga zjarri stalla e ushqimit të bagëtive pronë e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit sipas ankuesit janë djegur disa mjete pune të cilat ishin në stallë, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në hetime.”

Rastet janë duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat