Ndalohet një person për fajde dhe armëmbajtje pa leje në Gjilan

Kronikë e zezë

Ndalohet një person për fajde dhe armëmbajtje pa leje në Gjilan

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Është ndalur një person për fajde dhe armëmbajtje pa leje në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin G.J., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë pa leje.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari G.J., gjatë fundit të vitit 2022 dhe 2023, në komunën e Vitisë, duke u marrë me aktivitet kriminal, ka dhënë para me fajde në vlerë prej 4.900 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat ti kërkonte nga i dëmtuari M.A., me kamatë prej 10%”.

“Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë pa leje. I njëjti dyshohet se ka kryer veprat e sipërshënuara penale dhe ndaj tij prokurori i shtetit do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat