Arrestohen pesë persona, kryen disa vjedhje gjatë këtij viti

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona, kryen disa vjedhje gjatë këtij viti

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Pesë persona janë arrestuar për vjedhje të ndryshme, edhe të rënda, nga hetues policorë të Lipjanit.

Policia e Kosovës njoftoi në Facebook se të arretuarit dyshohen për disa vjedhje gjatë këtij viti.

“Arrestohen pesë persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda. Nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit dhe nënstacionit të Janjevës, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për disa vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(gjatë vitit 2023)”, thuhet në njoftim.

Katër nga personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtes dhe ndaj tyre po kryhen procedurat për së paku tri raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, njoftoi Policia.

“Veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar, të cilët janë përsëritës të veprave të natyrës së njëjtë, po ndërrmeren në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat