Sherr mes taksistëve në Podujevë, 63-vjeçari kapet në flagrancë me armë

Kronikë e zezë

Sherr mes taksistëve në Podujevë, 63-vjeçari kapet në flagrancë me armë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga konfliktet e shumta, ku shpeshherë situata eskalon edhe në përleshje fizike.

Në një zënkë janë përfshirë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dy taksistë në fshatin Shtedim të Podujevës.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njësitë policore me të dalë në vendin e ngjarjes, kanë kapur në flagrancë 63-vjeçarin duke tentuar ta fshehë armën që mbante me vete.

Arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat