Dhunohet seksualisht një femër në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dhunohet seksualisht një femër në Ferizaj

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se kishte dhunuar një femër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në muajin prill të vitit 2021, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat