“T’mloj me gjak”/ I moshuari në Prishtinë kërcënon me jetë bashkëshorten, i gjenden armë e municion në shtëpi

Kronikë e zezë

“T’mloj me gjak”/ I moshuari në Prishtinë kërcënon me jetë bashkëshorten, i gjenden armë e municion në shtëpi

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Shumë gra kosovare ndajnë jetën me burra të cilët ushtrojnë dhunë psikike e fizike ndaj tyre. Ato rrezikojnë jetët e tyre duke banuar nën një çati me burra që s’hezitojnë t’i kërcënojnë edhe me jetë bashkëshortet e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Mësohet se e frikësuar nga veprimet e bashkëshortit, 69-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen. Bazuar në dëshminë e saj, i moshuari e ka kërcënuar se e mbulon me gjak, teksa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe djali i çiftit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Ndërkohë Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur armë zjarri e të ftohta, si dhe municion të kalibrave të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohen rastet për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat