Prishtinë: 24-vjeçari sulmohet nga pesë persona pas një mosmarrëveshje në trafik

Kronikë e zezë

Prishtinë: 24-vjeçari sulmohet nga pesë persona pas një mosmarrëveshje në trafik

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Rreth orës 4 të mëngjesit ditën e djeshme ka ndodhur një mosmarrëveshje trafiku në zonën industriale në Prishtinë.

Burime nga Polica bëjnë të ditur se një 24-vjeçar ka deklaruar në polici se është sulmuar nga pesë persona.

Gjithashtu ky burim thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë identifikuar dhe janë shoqëruar në polici.

Të njëjtit pas intervistimit me udhëzim të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat