Policia jep detaje për aksidentin me vdekje në Veternik

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin me vdekje në Veternik

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në Veternik, ku vdiq një person dhe u lënduan katër të tjerë.

Sipas tyre, dy persona janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri është liruar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ubduksion.

“Aksident trafiku me fatalitet - Veternik, Prishtinë / 04.11.2023 – 00:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, dy janë duke u trajtuar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat