Theret me thikë një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Mitrovicë

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë ditën e diel në Mitrovicë të veriut.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pas një zënke verbale që kanë pasur dy persona.

“Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri”, bëhet e ditur në njoftim.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.

Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat