Djali në Prishtinë ushtron dhunë ndaj nënës së tij, ajo përfundon në spital

Kronikë e zezë

Djali në Prishtinë ushtron dhunë ndaj nënës së tij, ajo përfundon në spital

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënën së tij.

Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor si pasojë e dhunës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 06.11.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat