Policia jep detaje për sulmin ndaj u.d. Drejtorit të Minierës së Trepçës

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për sulmin ndaj u.d. Drejtorit të Minierës së Trepçës

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:02
Trepçë

Është sulmuar dje fizikisht ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Minierës së Trepçës, Bahri Karaça, në zyrën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Stantërg   09.11.2023-11:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti, për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat