Hajnat hyjnë në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik, jo para, por këto gjëra kishin vendosur të vidhnin

Kronikë e zezë

Hajnat hyjnë në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik, jo para, por këto gjëra kishin vendosur të vidhnin

Nga: Bota sot Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një person në Kaçanik ka njoftuar se në shtëpinë e Shëndetit hajnat kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore.

Ankuesi i cili është edhe punëtor aty, ka treguar se ngjarja ka ndodhur më datën 04.11.2023.

Vlera e dëmit ende nuk dihet, sikur që nuk janë gjetur ende autorët.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat