Arrestohen dy persona, konfiskohen mbi 1 kilogram marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, konfiskohen mbi 1 kilogram marihuanë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë në rrugën “Lekë Dukagjini”, rreth orës 18:50.

Nga policia janë konfiskuar mbi 1 kilogram marihuanë.

Fillimisht, gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gramë substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kilogram e 175.1 gramë substance narkotike e llojit marihuanë, një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale, njofton raporti 24 orësh.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat