Hajnat s’po kanë të ndalur, vjedhin rreth 15 mijë euro para të gatshme në një banesë në Pejë

Kronikë e zezë

Hajnat s’po kanë të ndalur, vjedhin rreth 15 mijë euro para të gatshme në një banesë në Pejë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar dje një familje në Pejë, ku hajnat kanë depërtuar brenda banesës së tyre në rrugën ‘Papa Klimenti’ dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari i banesës ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Pas ekzaminimeve është vërejtur se hajnat nuk kanë hyrë brenda banesës me anë të forcës.

Sinjali mëson se shuma e parave të vjedhura është rreth 15 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat