U gjenden pushkë gjuetie e revole në shtëpi, arrestohen dy prishtinas

Kronikë e zezë

U gjenden pushkë gjuetie e revole në shtëpi, arrestohen dy prishtinas

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 09:03
Armët e konfiskuara

Janë arrestuar dy qytetarë në Prishtinë pasi gjatë kontrollit të policisë, në shtëpinë e tyre kanë gjetur një pushkë gjuetie me disa mjete përcjellëse, dy revole, tre karikatorë e disa fishekë, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ismail Qemali, Prishtinë / 23.11.2023-09:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, 57 copa fishekë të pushkës së gjuetisë, një këllëf i pushkës së gjuetisë, një Scorpion, Mod 92 Fs në formë të shkrebzës, dy revole, 43 copa fishekë, 26 copa fishekë me gaz, tre karikatorë të ndryshëm, 3 spreja, 2 spreja për pastrimin e armëve, 1 këllëf i pistoletës, 3 thika me këllëf dhe 1 brisk të vogël.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat