Ky është hajni që vodhi arkat e bamirësisë në disa markete në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Ky është hajni që vodhi arkat e bamirësisë në disa markete në Fushë Kosovë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa markete në Prishtinë ka rënë së fundmi në prangat e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua për këto raste Vehbi Ajvazi, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje së paku në dy markete, e po ashtu ka vjedhur tjera, por ka arritur të shpëtojë nga prangat.

Këto raste kanë ndodhur në dy markete në Fushë Kosovë, ku Ajvazi ka avulluar arkat e bamirësisë, me rreth 1 mijë euro. Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi ai dyshohet edhe vjedhjen e një veture, po ashtu në Fushë Kosovë.

Denoncimi i vjedhjeve ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat