Një person plagoset në Vitomiricë të Pejës

Kronikë e zezë

Një person plagoset në Vitomiricë të Pejës

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Vitomiricë të Pejës.

Rasti ka ndodhur brenda një lokali mëngjesin e sotëm në rrugën “Alija Izetbegoviq”, rreth orës 07:15.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion ka takuar dy persona njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari R.K, i lindur më 1989, mashkull kosovar është arrestuar nga policia.

Po ashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit të dyshuarit nga na e hetuesve rajonal në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit shtetit i njëjti ёshtё ndaluar për 48- orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat