Konfiskohen mbi 2 mijë kg duhan në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 2 mijë kg duhan në Zubin Potok

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 20:17
Konfiskimi i duhanit

Mbi dy mijë kg duhan janë konfiskuar këtë të hënë në fshatin Uglare, komuna e Zubin Potokut.

Kështu ka njoftuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani ende nuk është arrestuar asnjë person.

Sipas tij, kjo sasi e duhanit është dërguar në doganë.

“Kjo ka ndodhur rreth orës 15:00. Ndërsa malli është dërguar në doganë. Ende s’ka të arrestuar”, tha Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat