Hajnat futen në shtëpinë e mërgimtarit në Drenas, vjedhin mjete të punës dhe një armë

Kronikë e zezë

Hajnat futen në shtëpinë e mërgimtarit në Drenas, vjedhin mjete të punës dhe një armë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 20:42
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

E cak i hajnave shpeshherë janë edhe shtëpitë e mërgimtarëve, të cilat në Kosovë mbesin të mbyllura në shumicën e muajve të vitit.

Kështu ka ndodhur edhe në shtëpinë e familjes Dervishi nga Drenasi, pronari i të cilës jeton jashtë vendit. Shtëpia e tyre u thye nga hajnat.

Rasti u zbulua pasi personi që kujdeset për shtëpinë e njoftoi Policinë e Kosovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se hajnat kanë avulluar mjete pune dhe një armë, duke shkaktuar dëme rreth 1 mijë euro.

Njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat