U kap me zyrtarët e Prishtina Parking, ky është 20-vjeçari që sulmoi edhe policët që intervenuan në rast

Kronikë e zezë

U kap me zyrtarët e Prishtina Parking, ky është 20-vjeçari që sulmoi edhe policët që intervenuan në rast

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Për një rast të tillë është arrestuar dje një person në Prishtinë.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Riad Tuloviq, 20-vjeçar.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të Tuloviqit me zyrtarët e Prishtina Parking, të cilët më pas kishin njoftuar edhe Policinë për sjelljen e të riut.

20-vjeçari ndonëse bëri rezistencë, u arrestua nga Policia dhe i njëjti u shoqërua për intervistim në stacion policor.

I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë që shkuan të intervenojnë në rast, duke u shkaktuar atyre lëndime trupore. Tre policët kanë marrë edhe tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat