Krijuan identitet të rrejshëm, arrestohen dy zyrtarë në Obiliq

Kronikë e zezë

Krijuan identitet të rrejshëm, arrestohen dy zyrtarë në Obiliq

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, ka arrestuar dy zyrtarë të Komunës së Obiliqit të në Qendrën për Regjistrim Civil, të cilët i kanë mundësuar një qytetari, pajisjen me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës duke i krijuar identitet të rrem.

“Policia, pas një pune hetimore ka arritur të sigurojnë informata dhe prova relevante për të dyshuarit me iniciale (I. M.) dhe (A. G.), zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq, për të cilët dyshohet se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme dhe atë në emrat (A.G.) dhe (A.R.), dhe po ashtu duke e pajisur të njëjtin me dokumente valide të Republikës së Kosovës (Certifikatë të lindjes dhe letërnjoftim) me identitete të rreme”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Lidhur me rastin ne fjalë, sipas njoftimit, janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore. Ndërsa gjatë gjithë kohës, sipas njoftimit, hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është nxjerr përfundimi se:

“Si rezultat i keqpërdorimit të Autorizimeve nga personat e dyshuar (duke tejkaluar kompetencat e tyre, duke i mundësuar personit (F.A.) që të pajiset me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës si identitet i rrem në dy raste dhe atë në emrat si A.G dhe A.R. ), pa plotësuar kriteret e nevojshme.  Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuarit e lartcekur me iniciale dyshohet se kanë kryer veprën penale  “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

E sot me datë 04.12.2023, të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit, Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë nxjerr aktvendim me të cilin të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat