Në Prishtinë konfiskohen produkte pa origjinë të prejardhjes dhe me ndërrim të afatit të skadencës

Kronikë e zezë

Në Prishtinë konfiskohen produkte pa origjinë të prejardhjes dhe me ndërrim të afatit të skadencës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 18:56
Produktet e dyshuara

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë ka kryer sot një tjetër aksion.

Thotë se ka pranuar informata relevante se një subjekt biznesor, i cili operon në kryeqytet, bën shitjen e produkteve të ndryshme me shumicë si suplemente të ndryshme, shampona, mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë (kamagra etj,) të cilat produkte dyshohet se janë pa origjinë të prejardhjes, disa produkte të falsifikuara dhe dyshohet për ndërrim të afatit të skadencës së produkteve.

“Sot me datë 05.12.2023 hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëveprim me Inspektoratin e Tregut nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë ndërmarr veprime në teren lidhur me informatën e lartcekur. Gjatë këtij operacioni është kryer kontroll në subjektin biznesor të dyshuar në tri (3) lokacione në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit të subjektit biznesor është hasur sasi e konsiderueshme e mallrave për të cilat pronari nuk ka mundur të prezantoj dokumentet e origjinës së këtij malli. Lidhur me këtë është njoftuar Dogana e Kosovës-Njësia e Antikontrabandës të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes duke u bashkuar në operacion me hetuesit e PK-së dhe Inspektoratin e MINT”, thuhet në kumtesë.

Në këtë rast Dogana e Kosovës ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave, të dyshuara si të kontrabanduara, ndërsa Inspektorati i tregut ka bërë bllombimin e depos deri në përfundim të rastit nga Dogana e Kosovës.

Operacioni është në proces nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Inspektorët sanitarë dhe zyrtarët tjerë të përfshirë në rast lidhur me kontrollimin e këtij subjekti biznesor.

“I dyshuari me iniciale (G.T.) është sjell për intervistim, si person i dyshuar lidhur me dyshimet për veprat penale: “Kontrabandim i mallrave” dhe ‘’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori kompetent nga PTH-Prishtinë dhe me rekomandimin e tij në këtë fazë personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”
, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat