Bastisen dy objekte në Pejë, i dyshuari u arrestua në Shqipëri për trafikim me narkotikë në nivel ndërkombëtar

Kronikë e zezë

Bastisen dy objekte në Pejë, i dyshuari u arrestua në Shqipëri për trafikim me narkotikë në nivel ndërkombëtar

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë bastisur dy objekte banimi të P.D, i cili ishte arrestuar më 22 nëntor 2023 në Shqipëri.

Ai është i dyshuar për ‘trafikim me narkotikë’ në nivel ndërkombëtar.

Ky operacion policor është bërë në koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar.”

Policia njoftoi se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat