Aksident në Dardani, vetura për pak “hyn” në market

Kronikë e zezë

Aksident në Dardani, vetura për pak “hyn” në market

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 08:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orët e vona të mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku në lagjën Dardania, saktësisht në afërsi të tunelit nën “Kurriz”.

Një lexues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka pësuar dëme materiale dhe pothuajse ka goditur një bankomat dhe një market afër.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat