Arrestohet një person që dogji një lokal në Zubin Potok, i gjendet një uniformë ushtarake

Kronikë e zezë

Arrestohet një person që dogji një lokal në Zubin Potok, i gjendet një uniformë ushtarake

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 10:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës të shtunën e 9 dhjetorit është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marrë flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.

Sipas një komunikate për media nga policia thuhet se zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve.

“Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar. Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm”, thuhet në njoftim.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për t’u larguar/ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë.

“Të dyshuarit tanimë të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit: 1 Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe dy Shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një radiolidhje, një uniformë ushtarake, dy pllaka të antiplumbit, një palë trenerka me njolla gjaku, si dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

“Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marrë ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasojë e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetojë në familjen e vet”, vijon njoftimi.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit  është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat