Gjendet makina e vrasësve në Fier, ishte fshehur në garazhin e një të afërmi të Agim Gashit

Kronikë e zezë

Gjendet makina e vrasësve në Fier, ishte fshehur në garazhin e një të afërmi të Agim Gashit

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 20:43
Ilustrim

Policia e Fierit ka gjetur automjetin e përdorur nga vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi, gjatë vrasjes së Elton Javorit 3 ditë më parë.

Automjeti është gjetur në garazhin e banesës së Rexhep Pukës në Fier, ndërsa mësohet se 70-vjeccari ka lidhje familjare me dy vëllezërit Gashi.

Në makinën tip Mercedez Benz e Class, policia gjeti 1 gëzhojë pistolete, ndërsa në banesën e 70-vjeçarit u sekuestrua një fishek arme.

Në të njëjtin garazh u gjet edhe një automjet Benz i blinduar, në bagazhin e të cilës ndodhej një targë e vjedhur nga një makinë tjetër.

Në një tjetër banesë në zone qe Rexhep Puka e kishte në ruajtje sipas policisë janë gjetur 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Ndaj 70-vjeçari Rexhep Puka ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale përkrahja e autorit të krimit, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

Ndërkohë, autorët e dyshuar të vrasjes, vëllezërit Gashi, janë të shpallur në kërkim nga policia. Vrasja e 41-vjeçarit Elton Javori mendohet të ketë ndodhur pas një sherri te vjetër mes autorëve dhe viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat