Gjendet i vdekur në banesë një burrë në Mitrovicë, policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në banesë një burrë në Mitrovicë, policia nis hetimet

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte pasur probleme kronike/shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat