Burri në Drenas s’e përfill urdhrin e Gjykatës, i shkakton dhunë psikike bashkëshortes

Kronikë e zezë

Burri në Drenas s’e përfill urdhrin e Gjykatës, i shkakton dhunë psikike bashkëshortes

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 15:15
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e dhunës, shumë gra pajisen edhe me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata, mirëpo as kjo nuk respektohet gjithmonë nga burrat.

Media mëson se kështu kishte vepruar edhe një grua në fshatin Fushticë e Poshtme, e cila pasi ka denoncuar dhunën e bashkëshortit, është pajisur me urdhërmbrojtës.

Por i dyshuari nuk ka përfillur këtë urdhër dhe ndonëse i ndalohej t’i shkaktonte shqetësime viktimës, sërish ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj duke e akuzuar për tradhti.

40-vjeçarja sërish ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rrjedhojë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 44-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mospërfillje e gjykatës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat