Gjendet i vdekur një burrë në Obiliq afër shtëpisë së tij, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një burrë në Obiliq afër shtëpisë së tij, Policia nis hetimet

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 08:32
Policia

Një burrë në fshatin Lajthishtë të Obiliqit është gjetur i vdekur në një rrugë afër shtëpisë së tij, dje në mëngjes.

Rastin në Polici e ka raportuar Qendra Kryesore e Mjëksisë Familjare në këtë komunë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.

“HETIM MBI VDEKJEN – Fsh. Lajthishtë –Obiliq   15.12.2023-09:50. Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat