Vrasja me thikë në Gjilan, viktima 29 vjeçar, drejtori i spitalit vjen me detajet, thotë se kishte shtatë plagë

Kronikë e zezë

Vrasja me thikë në Gjilan, viktima 29 vjeçar, drejtori i spitalit vjen me detajet, thotë se kishte shtatë plagë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 23:29 Përditësuar në ora: 09:14 më 17.12.2023
Foto ilustrim

Policia del me raport për vrasjen në Gjilan

Policia ka dalë me raport për vrasjen në Gjilan.

Në raport thuhet se është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar në Gjilan, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Vrasje - Gjilan 16.12.2023-21:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me një mjet të mprehtë-thikë ka goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QE-Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

Viktima 29 vjeçar, drejtori i spitalit thotë se kishte shtatë plagë

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka treguar se 29-vjeçari me inicialet A.B. nga Dobërçani është sjellë pa shenja jete, pasi kishte marrë 7 plagë nga mjeti i mbrehtë.

Personi me inicialet A.B i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë”, ka thënë drejtori Emini.

Më tej, ai ka thënë se është konstatuar vdekja e viktimës.

Është thirrë mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pajetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini.

Vrasja në Gjilan, arrestohet një person

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një therje me thikë në orët e mbrëmjes në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Rastin ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan,  Valon Osmani.

” “Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.  Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë ai.

E sipas tij një person tashmë është arrestuar si i dyshuar.

Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë tutje ai.

Vritet me thikë një person në Dobërçan të Gjilanit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan.

Një person është vrarë në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Media nga burimet e veta mëson se viktima dhe dorasi kanë qenë shokë që nga fëmijëria.

Viktima raportohet të jetë me inicialet A.B., i cili është vrarë nga personi me inicialet D.T.

Rastin për dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënsi për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”.

“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat