Një person plagos aksidentalisht veten në Kaçanik

Kronikë e zezë

Një person plagos aksidentalisht veten në Kaçanik

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një person është vet-plagosur aksidentalisht ditën e diel në Kaçanik.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, derisa ai kishte qenë në pyll për gjah.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile”, bëhet e ditur në njoftim.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat