Theret me thikë një 28 vjeçar në Prizren, i dyshuari doli nga makina dhe e goditi me thikë në qafë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një 28 vjeçar në Prizren, i dyshuari doli nga makina dhe e goditi me thikë në qafë

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:50
Ilustrim

Një 28 vjeçar është therur me thikë sot në mëngjes në Prizren, duke kaluar në vija të bardha.

Viktima po trajtohet në emergjencën e qytetit.

Merret vesh se i riu ka plagë në qafë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30, në rrugën e Ankarasë.

Viktima paraprakisht ka pasur një mosmarrëveshje me vozitësin e një veture Golf 4.

Vetura me të cilën ishte sulmuesi, ishte ngjyrë hiri, dhe policia ka arritur t’i identifikojë targat e saj, përkundër se ka ikur nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat