Vodhën makinën për prerjen e barit në xhami, arrestohen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Vodhën makinën për prerjen e barit në xhami, arrestohen të dyshuarit

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Të hënën në fshatin Gjinoc të Suharekës dy persona janë intervistuar pasi dyshohet ta kenë vjedhur makinën për prerjen e barit dy ditë më herët.

“Me 18.12.2023  është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar.

Më pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat