Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 15 mijë eurove

Kronikë e zezë

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 15 mijë eurove

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 19:39
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e ka pësuar mbrëmë një familje në lagjen nr.6 në Skenderaj, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin stoli në vlerë të rreth 15 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat