Vetëm dje pesë raste të kanosjes në vend

Kronikë e zezë

Vetëm dje pesë raste të kanosjes në vend

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 08:40
Policia

Pesë raste të kanosjes janë raportuar vetëm dje në Policinë e Kosovës.

Katër nga këto rast kanë ndodhur në Prishtinë.

Ndërkaq një në Kamenicë.

Raporti i plotë i policisë:

·         Rr. Ndue Perlleshi, Prishtinë /20.12.2023 – 09:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Rr.Ilir Konushevci-Prishtinë, 20.12.2023-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar deri sa ai ka qenë në lokalin e tij. Gjatë verifikimit  i dyshuari  i lartcekur ka rezultuar se kishte urdhëresë aktive dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

·         Prishtinë 20.12.2023-11:10.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se e kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.

·         Prishtinë 20.12.2023-18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) nën dyshimin se të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë kanosur njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

Sheshi-Metush Krasniqi, Kamenicë 20.12.2023 – 13:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur viktimën mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat