Aksident mes tri veturave në Rahovec, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident mes tri veturave në Rahovec, lëndohen katër persona

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 19:22
Policia e Kosovës

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur në rrugën “Shkodrani” në Rahovec.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai bëri të ditur se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 18:00 janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në rrugën “Shkodrani” në Rahovec (rruga Rahovec-Malishevë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri automjete. Përveç dëmeve materiale katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat