Arrestohet pasi kreu vjedhje në një shtëpi në Veternik, i konfiskohen fishekë, shok-bomba e kartela bankare

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi kreu vjedhje në një shtëpi në Veternik, i konfiskohen fishekë, shok-bomba e kartela bankare

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një të dyshuar se ka kryer vjedhje në shtëpinë e një personi tjetër.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Veternik të Prishtinës, të enjten rreth orës 16:40.

Në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat