E rëndë: Theret me thikë 14-vjeçari në shkollën “Dardania” në Prishtinë, ndalohet një nxënës

Kronikë e zezë

E rëndë: Theret me thikë 14-vjeçari në shkollën “Dardania” në Prishtinë, ndalohet një nxënës

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Nxënësit shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave.

Së fundmi, siç merr vesh media, pas një përleshje fizike, një 14 vjeçar është therur me thikë nga një tjetër nxënës në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

I njëjti pas lëndimeve të rënda që ka pësuar është nisur menjëherë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Bashkëmoshatari i tij, i dyshuar për këtë sulm ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat