Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

NJë burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Ali Hadri”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ku ka bërë me dije se tashmë kanë nisur hetimet.

“HETIM I VDEKJES – Rr. Ali Hadri, Prishtinë 21.12.2023 – 05:30.

Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat