Dhunë në një familje në Pejë: Babai e çon në Polici djalin e tij, thotë se është shumë problematik

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në Pejë: Babai e çon në Polici djalin e tij, thotë se është shumë problematik

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Pejë, ku një person ka denoncuar djalin e tij të mitur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 51-vjeçarit, i cili ka pohuar se djali i tij vazhdimisht shkakton probleme.

Si rezultat i denoncimit, 25-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat