Raportohen katër raste të dhunës në familje – gratë viktima të bashkëshortëve

Kronikë e zezë

Raportohen katër raste të dhunës në familje – gratë viktima të bashkëshortëve

Nga: A.SH Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Fenomeni dhunë në familje ka marrë përmasa të gjera në shoqrëinë tonë.

Kështu vetëm dje janë raportuar në Polici 4 raste të dhunë në familje. Dy raste janë paraqitur në Prishtinë, derisa një tjetër në Lipjan e Graçanicë.

"Prishtinë 23.12.2023-10:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.12.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportua se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

Lipjan 22.12.2023-22:50. Ankuesja kosovare me 23.12.2023 ka raportuar se me datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar -bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Graqanicë 23.12.2023-08:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari nuk kishte përfillur urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon ë procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat