Plagoset me armë një 33 vjeçar në Gjilan, Policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Plagoset me armë një 33 vjeçar në Gjilan, Policia arreston të dyshuarin

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:22
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 13:10, në fshatin Gadish të Gjilanit.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Gjilan, e cila ka zbuluar se për rastin është ndaluar i dyshuari.

Po ashtu është konfiskuar edhe një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koodrinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima tash është duke u trajtuar në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat