Policia sekuestron një armë zjarri në Skenderaj

Kronikë e zezë

Policia sekuestron një armë zjarri në Skenderaj

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:53
Arma e konfiskuar nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një pistoletë dhe tetë fishekë në Skenderaj.

Sipas njoftimit është intervistuar një i dyshuar, 58-vjeç, i cili nuk posedonte leje për armëmbajtje

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me tetë (😎 fishekë,  për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. B., 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për  veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat