Policia jep detaje për plagosjen në Gadish të Gjilanit

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen në Gadish të Gjilanit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një plagosje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Gadish të Gjilanit.

Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona, njëri nga ta i mitur.

Ata dyshohet se fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës.

Si pasojë viktima është plagosur në këmbë.

Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie, shkruan raporti 24 orësh.

Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat