Parandalohen dy raste të kontrabandimit me armë e pajisje ushtarake në Merdar

Kronikë e zezë

Parandalohen dy raste të kontrabandimit me armë e pajisje ushtarake në Merdar

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 11:35
Foto: Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës, gjatë javës së kaluar ka parandaluar dy raste të kontrabandës së armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake në vendkalimin kufitar Merdarë.

Armët dhe pajisjet ushtarake janë zbuluar nga zyrtarët falë shënjestrimit profesional të hapësirave të autobusëve që kanë ardhur njëri nga Austria dhe tjetri nga Italia.

“Në të dyja rastet zyrtarët kanë aplikuar kontrollat me skaner ku edhe janë identifikuar armët në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit, pas zbulimit konform kompetencës ligjore, rastet i janë kaluar Policisë Kufitare për procedim penal ndaj personave përgjegjës.

“Tani që frekuentimi i vendkalimeve kufitare është shumë i lartë, zyrtarët doganor janë vënë në shërbim të qytetarëve tanë nga diaspora dhe njëherit janë të përkushtuar të zbatojnë kontrolla të shënjestruara, për të parandaluar keqpërdorimet e ngarkesës në vendkalime nga persona të prirë në kriminalitet. Ky është balanci që synon të mirëmbajë Dogana e Kosovës gjatë zbatimit të misionit të saj- kalim të lehtësuar por të sigurtë të kufirit shtetërorë”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat