Goditet me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës

Kronikë e zezë

Goditet me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Është goditur me veturë një zyrtar policor pasditën e kësaj të hënëje në fshatin Ozdrim të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 18:00 një patrollë policore ka qenë në pikë kontrollë në krye të detyrës, ku një zyrtar policor ka tentuar ta ndaloj një të dyshuar, ku i dyshuari nuk është ndaluar dhe ka goditur me veturë njërin nga policët, duke ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat