Sulmuan gratë e tyre, arrestohen dy burra në Ferizaj

Kronikë e zezë

Sulmuan gratë e tyre, arrestohen dy burra në Ferizaj

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi në gjendje të dehur kanë sulmuar dy gratë e tyre.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj  25.12.2023-04:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, njëri me shtetësi të huaj pasi që, të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar dy viktimat femra kosovare, bashkëshortet e tyre.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat